Gështenja dhe mjalti ndihmojnë lëkurën e fytyrës tuaj
Për maskën e fytyrës ndonjëherë nuk nevojiten kremëra apo produkte të tjera kozmetike . Vetëm 10 gështenja dhe mjaltë mund të vlejnë më shumë se çdo produkt tjetër.

Ja se si mund ta përgatisni maskën me gështenja dhe mjaltë edhe në kushte shtëpie: Zieni gështenjat, lerini të ftohen dhe më pas përziejini me mjaltin.

Pasi të keni përftuar një lloj pureje, merreni dhe përhapeni mbi fytyrë duke e lënë për rreth 20 minuta derisa maska të depërtojë mirë në brendësi të lëkurës, duke lëshuar përbërësit e saj natyralë të dobishme për një lëkurë sa më të shëndetshme.

Pas 20 minutash lani fytyrën me ujë të vakët dhe menjëherë do shikoni përfitimet mbi lëkurën tuaj. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori