Pele jo në gjendje të mirë, Mbappe në mbështetje të legjendës: Le të lutemi për mbretin

Kylian Mbappe nuk ka harruar një nga idhujt e tij, pikërisht Pele.

Legjenda braziliane nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ku madje spitali i ka ndërprerë kimioterapinë për shkak se ai nuk i përgjigjet trajtimeve pas operacionit për të reduktuar kancerin në zorrë.

Ylli francez ka shkruar në rrjetet e tij sociale një mesazh mbështetës për Pele.

“Le të lutemi për mbretin”, ka shkruar Mbappe./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.12.2022 16:06

Tags: ,