Gabimet që duhen shmangur kur gatuani me tigan që nuk ngjit
Pëlqej
Tigani jongjitës është një mjet mjaft i nevojshëm në kuzhinë, pasi është shumë i lehtë në përdorim dhe pastrohet lehtë. Por kur nuk përdoret siç duhet ai mund të dëmtohet shumë kollaj.

Nga gatimi deri tek pastrimi ja 4 gabimet që nuk duhet t’i bëni më

1. Gatimi në nxehtësi të lartë

Të gatuash në një nxehtësi të lartë ka disa anë negative. E para tek tiganët jo ngjitës temperatura e lartë dëmton sipërfaqen e tiganit. Por nga ana tjetër në varësi të materialit të tiganit mund të lëshojë lëndë toksike.

2. Përdorimi i atij tigani për gjithë vitin

Ky është një gabim që duhet të shmangim. Përdorimi me limit jo vetëm do ruajë tiganin tuaj por dhe do të përmirësojë shijen e ushqimit tuaj.

3. Përdorimi i mjeteve mprehtëse për të trazuar apo kthyer ushqimin

përdorimi i këtyre mjeteve dëmton jashtëzakonisht sipërfaqen e tiganin duke lënë shenja dhe duke e bërë tiganin jofunksionalë pas disa kohësh

4. Pastrimi i tiganit në lavastovilje

Kurrë mos e fusni tiganin tuaj në një lavastovilje pasi uji i ngrohtë dhe detergjenti e dëmtojnë gizën . Lajeni me dorë , kështu do të rritet jetëgjatësia e tiganit tuaj.
Shtuar më 16/01/2018, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori