Gabimet e shpeshta që bëjmë kur përdorim deordorant
Rë gjithë përdorim deordorant, por shpesh bëjmë gabime gjatë përdorimit të tyre.

Shikoni nëse edhe ju po i bëni këto gabime.

Përdorimi në lëkurë të lagësht

Deodoranti më mirë dhe më gjatë vepron kur qitet në lëkurë të thatë. Pra, nëse sapo keni dalë nga vaska apo nga kabina e dushit, fshijuni mirë para se të spërkatni deodorans nën sqetulla.

Përdorimi menjëherë pas rrojës

Jo vetëm që do të ndieni djegie, por mund të irritoni seriozisht lëkurën tuaj, posaçërisht nëse spërkatni deodorans i cili ka alkool. Prisni të kalojë së paku një orë pas rrojës. Përdorimi në lëkurë të djersitur. Shtresa e re e deodorantit nuk do të ndihmojë që të keni aromë të freskët dhe të mirë, por krejtësisht e kundërta. Deodoranti bën funksionin e vet vetëm nëse e spërkatni në lëkurë të larë dhe të thatë.

Përdorimi në mëngjes

Deodorantin duhet ta përdorni në orët e natës, para se të shkoni të flini gjumë, jo në mëngjes, për shkak që ky është mjet për higjienë më efikas kur qelizat e lëkurës janë më pak aktive.

E përdorimi deodorandin çdo ditë

Shikoni se çfarë shkruan në udhëzimin e deodorantit të cilin e përdorni – a vepron 48 orë? Nëse po, përmbajuni udhëzimeve dhe mos e përdorni shpesh. Ata të cilët kanë veprim të zgjatur kanë përbërës më agresivë, të cilët mund të irritojnë seriozisht lëkurën tuaj.

Përdorimi gabimisht i produktit

Kur ta blini deodorantin është me rëndësi të dini tipin tuaj të lëkurës.

Produktet të cilat përmbajnë shumë alkool, mund të shkaktojnë irritime. Gjithashtu, ato të cilat përmbajnë kripë, plumb apo në to shkruan që kanë “veprim të zgjatur”, mbase janë më efikas, mirëpo mund të jenë edhe më irritues. Prandaj, kurojeni lëkurën nën sqetulla njësoj si edhe lëkurën në fytyrën tuaj – me kujdes.
Shtuar më 07/04/2018, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori