Funde dhe fustane vetëm treçerekshe, ky është trendi i vitit
Elegante, plot stil dhe shumë tërheqëse. Kështu do të duken femrat me trendet e fustaneve dhe fundeve të këtij sezoni. Në përmbledhjen e detajeve të propozuara nga stilistët për verën 2019 mbizotërojnë edhe këtë vit palat.

Prerjet e theksuara në bel, shpeshherë me ndihmë edhe të një rripi, veshjet marrin akoma më shumë finesë.

Nuk kanë humbur terren as fundet dhe fustanet me motive të kafshëve apo floreale, në ngjyra dhe dizajne të ndryshme. Ashtu si thekët apo puplat që do t’i shihni sërish në vitrina.

E nëse ndalemi tek gjatësia, duket sikur ka ikur koha e fustaneve të gjatë deri në fund të këmbëve apo të shkurtër. Tendencat përforcojnë edhe një herë klasin me gjatësitë treçerekëshe.
Shtuar më 04/07/2019, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori