Frutat pas vakteve
Frutat të fryjnë, të thartohen në stomak dhe të shëndoshin. Çfarë nuk është thënë për këtë pjesë, por gjithçka është e gabuar. Në fakt ka shumë arsye që dreka dhe darka duhen mbyllur me nga një fryt.

E para: aciditeti i tyre lehtëson thithjen e hekurit që përmbajnë zarzavatet.

E dyta: ndihmon ushqimin në tretjen, duke e mbrojtur nga dëmet oksidative.

E treta: janë të pasura me fibra dhe ujë, e si pasojë lehtësojnë transitin intestinal.

E katërta: shija e tyre e ëmbël ose e thartë i jep sinjalin e mbarimit trurit.

E pesta, shumë e rëndësishme: si molla ashtu edhe dardha favorizojnë pastrimin e dhëmbëve.

Kur konsumohen fruta pas një vakti të pasur me sheqerna dhe fibra, frutat ndikojnë në tretje. Nëse ndieni fryrje, apo dhembje stomaku, nuk është faji i frutave, por i ushqimit që keni ngrënë më parë. /albeu.com/


Shtuar më 29/10/2011, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori