Frutat ideal për një gjumë të mirë
Ushqimet që ju ndihmojn të keni një gjumë të shëndetshëm janë frutat si, kivi, arra dhe bajamet. Shumë mjekë dhe shkencëtarë janë përqendruar në analizimin e ushqimeve që mund të luftojnë gjumin e keq. Të mirat e këtyre frutave janë;

Kivi është një frut i cili është i pasur me vitamina C që njihen për aftësitë antioksiduese, për praninë e fibrave dhe kaliumit. Si rrjedhojë ndihmojnë trupin në muajt e dimrit, rrisin aftësitë imunitare, mbrojnë zemrën dhe frymëmarrjen e të vegjëlve.

Arrat, rrisin nivelin natyral të melatoninës. Ato përmbajnë proteina, karbohidrate dhe yndyrna, minerale dhe vitamina, të cilat bëjnë të mundur rritjen e niveleve të melatoninës, hormon që zakonisht prodhohet natyralisht kur sytë tanë janë në errësirë dhe për këtë arsye është një element thelbësor në gjumin natyral.

Bajamet janë të pasura me magnez, mineral thelbësor për gjumë të mirë. Sipas një studimi amerikan, mungesa e magnezit do të çonte në një humbje të cilësisë së gjumit: për këtë mjafton të konsumohen bajame çdo ditë për të rikuperuar sasitë e këtij minerali. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2015, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori