Frika nga dështimi po i shtyn të rinjtë drejt botës virtuale
pecialistët pohojnë se të rinjtë të cilët kalojnë shumë kohë para kompjuterit, qëndrojnë të painteresuar përballë aktiviteteve të tjera, nuk ndajnë kohë për mësimet dhe shokët e tyre dhe reagojnë ashpër kur u pengohet përdorimi i internetit cilësohen si të varur nga interneti dhe kompjuteri.

Kjo varësi nuk ka asnjë lloj ndryshimi nga varësitë e tjera dhe për këtë arsye duhen analizuar mirë arsyet e saj.

Ja disa nga faktorët që i nxisin të rinjtë të kërkojnë shpëtim apo rrugëdalje te bota virtuale: mungesa e pritshmërive në lidhje me moshën, probleme individuale ose familjare, kërkimi i identitetit, frika nga dështimi dhe mungesa e besimit te marrëdhëniet shoqërore, përcjell Telegrafi.

Sigurisht që prindërit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e varësisë ndaj internetit. Nisur nga ky fakt specialistët japin këto këshilla:

▪ Mos i lejoni fëmijët të kalojnë më shumë se 1.5 orë përpara internetit pasi të kenë mbaruar detyrat.

▪ Vendoseni kompjuterin në mjediset e përbashkëta në shtëpi (në sallon, korridor, kuzhinë etj.).

▪ Përdorni programe filtrues të internetit.

▪ Forconi marrëdhëniet tuaja familjare, kaloni më shumë kohë së bashku, dëgjoni njëri-tjetrin pa qenë nevoja të ushtroni presion apo dhunë dhe përpiquni të merrni mesazhe të rëndësishme nga fëmijët tuaj.

▪ Aktivizojeni fëmijën në një degë sporti apo arti, në këtë mënyrë do ta bëni më aktiv në botën sociale.

▪ Njihuni me prindërit e shokëve të tyre të ngushtë, bashkëpunoni me ta. Ndiqni dhe miqtë e tyre virtualë dhe vendosni programe ndjekës në kompjuterin tuaj.
Shtuar më 26/04/2017, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori