Fotoja e çmimit të parë, e mbuluar me gjak
Kjo foto ka marrë çmimin Pulitzer, çmimin më të lartë në gazetari.

Aty paraqitet 12 vjeçarja Tarana Akbari e mbuluar me gjak, e cila sheh se si familjarët e saj janë shuar nga një sulm kamikaz.

Kur fotoja doli për herë të parë në faqen e parë të New York Times, Washington Post dhe Los Angelos Times më 7 dhjetor të vitit 2011, solli realitetin e frikshëm të njerëzve të zakonshëm në Afganistan.

Ajo është realizuar nga Massoud Hossaini, që po mbulonte një ceremoni fetare shiite në Kabul për AFP-në, kur bomba shpërtheu mes turmës. 63 njerëz u vranë.

Fotografi , thotë se shpreson se fotoja do të tregojë edhe njëherë për dhimbjen që po kalon populli aty. Ai ka shprehur lumturinë për çmimin e fituar.
Shtuar më 18/04/2012, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori