Gjendet eksploziv pranë një banese në Vlorë

Policia ka zbuluar sot reth orës 15.00 një sasi eksplozivi pranë një banese në Vlorë.

Ende nuk ka të dhëna të plota nga Policia, por deri më tani informacioni bën fjalë se banesa në afërsi të së cilës ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të shtetasit me inicialet G.H.

Policia është në veprim e sipër të kryerjes së procedurave për të parë lidhjen e pronarëve të shtëpisë me autorët e mundshëm të vendosjes së lëndës plasëse.


Shtuar 11.06.2020 14:01