Serie A drejt revolucionit: Nëse dy ekipet e vendit parë janë baraz me pikë, do të luajnë një ndeshje play-off

Kalendari për sezonin e ardhshëm të Sere A do të zbulohet më 24 qershor dhe mund të ketë një lajm të rëndësishëm dhe revolucionar.

Në Këshillin e fundit të Lega Serie A, klubet i kërkuan Federatës së Futbollit, në rast barazimi me pikë, të luhej edhe një ndeshje finale kokë më kokë. Pra nuk do të llogariten më ndeshjet direkte gjatë kampionatit apo diferencë golash, por një ndeshje teke e thatë për të caktuar titullin ose për të vendosur se cili ekip do të shpëtojë nga rënia e kategorisë.

Një ndryshim epokal, i cili megjithatë do të kishte të bënte vetëm me Scudetton dhe luftën për mbijetesë.

Vetëm një herë në historinë e futbollit italian është dhënë Scudetto përmes një ndeshjeje të thatë. Ndodhi në vitin 1964 mes Bologna dhe Interit. Bologna fitoi me rezultatin 2-0 dhe regjistruan Scudetton e tyre të shtatë dhe të fundit deri më tani në historinë e tyre.

Play-off për Scudetto u zhduk duke filluar nga sezoni 2005/2006 dhe filloi të merrej në konsideratë ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe diferenca e golave./ h.ll/albeu.com