Forbes: 10 miliarderët e Botës (FOTO LAJM)

Carlos Slim (MEX) - Telekomunikacion 69 mld $
Revista ‘Forbes’ publikoi listën e fundit të njerëzve më të pasur në botë, në të cilën vendin e parë ende e mban meksikani Carlos Slim me një pasuri, e cila vlerësohet deri në 69 miliardë dollarë. Slimi fitoi pasurinë e tij me telekomunikim dhe është kryetar i kompanisë meksikane “Telmex”.

Megjithatë, s’mund të thuhet se kriza ekonomike nuk e ka goditur edhe atë, meqë brenda vitit, pasuria i tij është zvogëluar për 5 miliardë, shkaku i rënies së vlerës së aksioneve të kompanisë “America Movil”, e cila zotëron më shumë se gjysmën e pronës së Slimit.

vendin e dytë dhe të tretë janë amerikanët Bill Gates dhe Warren Buffett, me pasuri prej 61, respektivisht, 44 miliardë dollarë.

Në listën e sivjetme të njerëzve më të pasur janë gjithsej 1226 persona, gjë që paraqet numrin më të madh të tyre në histori.

Në këtë listë, 425 miliarderë janë nga SHBA-ja, kurse në vendin e dytë është Rusia me 96 miliarderë dhe Kina me 95. Më së shumti miliarderë jetojnë në Moskë, New York dhe Londër. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2012, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori