Ekstradohet nga Greqia autori i dyshuar për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit (EMRI)

Interpol ka esktraduar drejt Shqipërisë ditën e sotme Olsi Lekun, i cili është arrestuar në Greqi disa kohë më parë për llogari të shtetit tonë.

leku akuzohet për vrasjen e nezir e gentian beqirit në viin 2012-të në elbasan, të cilët ishin babë e bir.

Olsi Leku 44-vjeç, u arrestua në Greqi, ndërsa mbante edhe dy identitete të tjera.

Më 19 Prill 2023, Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm edhe Ardjan Çapjan dhe nipin e tij Florenc Çapja, si organizator dhe financues të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit.

Njoftimi:

Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre në vendin ku ata duhet të kryejnë dënimin, janë kapur në Greqi dhe në Francë dhe janë ekstraduar në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

-Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, është kapur në Greqi dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, shtetasi J. L. alias O. L. Alias G. L., 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi GJKKO ka miratuar vendimin penal të datës 12.06.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e krimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Në vitin 2012, në Elbasan, 44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin E. B. (në rolin e ekzekutorëve) dhe me disa shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. dhe N. B. (babë e bir).


Shtuar 15.06.2023 16:38