Flini më shumë se 10 orë në ditë? Zbuloni problemet shëndetësore që mund të keni
Nëse keni nevojë për më shumë se 9 orë gjumë për t’u ndjerë të shplodhur, mund të vuani nga një problem shëndetësor. Sidomos nëse flini në vende dhe në momente të paparashikueshme. Shumica mendojnë se kjo ndodh për shkak të orarit të gjatë të punës. Por nëse i kushtoni vëmendje kësaj, mund të neglizhoni problemin e vërtetë që mund të ketë disa efekte të këqija anësore.

Përgjegjësia: Ju lutemi mbani mend se ky artikull është vetëm për qëllime informative. Për të marrë këshilla profesionale dhe një diagnozë, ju lutemi vizitoni mjekun tuaj.

Mund të vuani nga “hipersomnia”.
E kundërta e pagjumësisë, “hipersomnia”, është një gjendje e njohur për rritjen e kohëzgjatjes së gjumit gjatë natës ose ditës. Në fakt, vuajtja nga kjo gjendje mund të nënkuptojë gjithashtu që të përjetoni përgjumje gjatë ditës. Në këtë rast, ju mund të jeni në gjendje të flini edhe në punë. Edhe kur flini më shumë se sasia e rekomanduar, me shumë mundësi do të ndiheni të lodhur.

Mund të jeni në depresion.
Nëse po e lini pas dore ose nuk jeni në dijeni të faktit se vuani nga depresioni, gjumi i tepërt mund të jetë një shenjë që nuk duhet ta injoroni.

Shkaku mund të jetë zemra juaj.
Një shenjë që mund të vuani nga një sëmundje që lidhet me zemrën mund të jetë gjumi i tepërt. Kjo gjithashtu përfshin përgjumje gjatë ditës. Kur ndiheni të lodhur, kjo jo domosdoshmërisht lidhet me faktin që keni punuar shumë. Për këtë arsye, nuk është e thjeshtë të dallohet nëse problemi me të fjeturit më shumë se 9 orë në një cikël 24-orësh mund të ketë lidhje me problemet e zemrës.


Mos neglizhoni kontrollin e tiroideve.
Ekzistojnë dy lloje të problemeve të tiroides që ndikojnë në gjumë. Ndërsa njëra prej tyre shkakton pagjumësi, tjetra shkakton ndjenjën e të qenit i lodhur gjatë gjithë kohës. Hipotiroidizmi ka të bëjë me fjetjen për më shumë se 10 orë në ditë, që mund të shkaktojë lodhje gjatë ditës. Nëse vuani nga ndonjë problem tjetër shëndetësor, por po flini më shumë se orët e rekomanduara, është me vend të kontrolloni tiroidet.


Mund të flini më shumë gjatë një sezoni specifik.
Ky është një çrregullim i njohur edhe si “SAD”. Sezone të ndryshëm kanë ndikime të ndryshëm tek ata që luftojnë me këtë problem shëndetësor. Kjo shfaqet në fillimin e dimrit, i cili njihet edhe si depresioni dimëror.

Po flini më pak se 6 orë gjatë natës.
Po, mos marrja e sasisë së duhur të gjumit mund të shkaktojë probleme serioze. Pavarësisht nga zgjedhja, apo për shkak të faktorëve të tjerë, mungesa e gjumit mund të bëjë të flini më shumë se zakonisht. Gjumi duhet të jetë i qetë dhe relaksues. Nëse jo, mundtë përfundoni duke fjetur më shumë orë gjatë ditës, përveç gjumit që mund të bëni në drekë.

Gjumi juaj mund të shqetësohet nga “apnea obstruktive” (ndërprerja e frymëmarrjes) gjatë gjumit.

“Apnea obstruktive” ndodh kur ka bllokim në rrugët e ajrit, rrugët e sipërme të frymëmarrjes bllokohen për 10 sekonda dhe kjo mund të ndodhë deri në qindra herë gjatë natës. Për shkak të kësaj, gjumi prishet shumë herë dhe na duhen më shumë orë gjumë që të ndihemi të relaksuar. Kur nuk i marrim ato orë gjumë, ndodh përgjumja gjatë ditës. Duket sikur jeni në gjendje të flini kudo dhe në çdo kohë dhe shumë prej nesh mund ta quajnë këtë “gjumë të mirë”.

Shtuar më 12/08/2020, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori