Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Flasin ekspertët: 3 arsye pse organizmi ka nevojë kafe
Kur flasim për kafen, ka qëndrime dhe studime të ndryshme të cilat shpesh bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Kafeja është kthyer në pijen më të populluar dhe të domosdoshme të njerëzimit. Por dilema është: A duhet të pimë kafe apo jo?

Studimi i fundit tregon se përse kafeja duhet të konsumohet çdo ditë duke sjellë 3 rezultate të pakundërshtueshme të dobishme për shëndetin:

Kafeja rrit Nivelin e adrenalinës. Kjo do ju ndihmojë të vraponi, të luani apo të bëni çdo lloj aktiviteti fizik më shpejt.
Forcon sistemin imunitar
Përmirëson kujtesën
Megjithatë ekspertët thonë se përpara se të konsumoni kafen duhet të keni parasysh nivelin e kortizolit (hormonit të stresit) në gjak. Disa njerëz e arrijnë kulmin në orën 8- 9 të mëngjesit, të tjerë në orën 12- 1 të drekës ose në 5:30- 6:30 të pasdites. Prandaj këshillohet që kafen ta pini në momentin që filloni të ndiheni të lodhur. Nëse pini një filxhan me kafeorën 8 të mëngjesit, në orën 1 të drekës do të kenë mbetur vetëm 100 mg kafeinë në trupin tuaj. Efekti rigjenerues i saj zgjat 4- 6 orë.

Studimi tregon gjithashtu se personat që konsumojnë çdo ditë kafe kanë më pak mundësi të preken nga sëmundje të ndryshme. Mundësia për tu prekur nga diabeti, sëmundjet e mëlçisë dhe demenca është shumë e ulët. Prandaj për të gjithë të dashuruarit pas kafesë, vazhdoni të shijoni pijen tuaj të preferuar.


Shtuar më 01/08/2019, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori