Fenomeni i rrallë, ylberi zgjat për plot 9 orë
Ylberi mund të ofrojë pamje mahnitëse, por për shumicën e njerëzve, spektakli zgjat shumë pak.

Por, ky nuk ka qenë rasti i disa profesorëve dhe studentëve në Universitetin kinez të Kulturës në malet e Taipeit, të cilët mundën të shijonin një ylber që zgjati plot 9 orë.

Një profesor nga Departamenti i Shkencave Atmosferike, Chou Kun-hsuan e ka quajtur dukurinë të mrekullueshme, një dhuratë nga qielli.

Ai, bashkë me kolegë e studentë të Departamentit, u përpoqën të dokumentonin ngjarjen e rrallë.

Ylberët zgjasin zakonisht më pak se një orë. Vëzhgimet e tyre, fotot dhe regjistrimet video tregojnë se fenomeni zgjati nga ora 6:57 deri në 15:55, thënë ndryshe 8 orë e 58 minuta.

Nëse do të konfirmohet, ai do të thyente rekordin paraprak të ylberit “më jetëgjatë”, i vendosur në Yorkshire të Anglisë më 14 mars të vitit 1994.

Sipas faqes së internetit të rekordeve “Guinness”, ylberët zgjasin zakonisht më pak se një orë. /albeu.com/
Shtuar më 31/12/2017, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori