Tuchel flet para ndeshjes me Atalantën: Ekipi i Gasperinit ka një stil unik

Thomas Tuchel ka dhënë komentet e tij para ndeshjes kundër Atalanta.

Paris Saint Germain do të ketë ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Atalanta, në fazën çerekfinale.

Para kësaj ndeshje, disa komente ka dhënë trajneri gjerman i PSG, Thomas Tuchel, i cili ka lavdëruar shumë skuadrën italiane.

Tuchel sheh një stil unik në lojën e Atalanta, si dhe vlerëson lartë sezonin që kanë bërë ata deri më tani.

“Të mbrohemi mirë është shumë e rëndësishme kundër Atalanta”, ka thënë Tuchel për ‘beIN Sports’.

“Ata kanë një stil tejet unik. Ata sulmojnë me të gjithë lojtarët, lëvizin përpara gjithë kohës dhe ushtrojnë presing në çdo vend”, ka shtuar gjermani.

“Numri 10 i tyre, Gomez, është gjithmonë i lirë. Ai provon kombinime me të gjithë lojtarët në hapësira të vogla”, ishin disa nga komentet e trajnerit të PSG.

PSG me shumë gjasë në këtë ndeshje do të jetë pa shërbimet e Kylian Mbappe i cili pësoi lëndim në ndeshjen kundër St.Etienne.

Mbetet të shihet se si Tuchel do ta përgatis skuadrën për ndeshjen kundër Atalanta.


Shtuar 10.08.2020 17:38