Femrat më të prekurat nga depresioni dimëror
Stina e dimrit është dhe periudha ku femnrat duket se janë më të ndikuara nga faktorët e jashtëm klimaterikë. Duke filluar nga ndërrimi i orës i cili i bën femrat t’a vuajnë depresionin 50 përqind më shumë se meshkujt.

Nga studimi u vu re se 44 përqind e femrave thanë se e kishin shumë të vështirë të zgjoheshin me orën e re ndërsa vetëm 30 përqind e meshkujve kishin këtë problem.

Kjo është një periudhë gjatë së cilës femrat konsumojnë 33 përqind më shumë ushqim se në stinët e tjera. Përsa i përket motivimit 37 përqind e femrave e kishin të vështirë që të motivoheshin krahasuar me 28 përqind të meshkujve.

Studimi u krye në 2 mijë persona dhe 66 përqind e tyre pranuan se janë më pak të motivuar gjatë kësaj stine. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori