Nëse e falni tradhëtinë, sa kohë ju duhet që të harroni gjithçka e të silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Një studim i ri i një grupi psikologësh ka dalë në përfundimin se
femrat falin më shpejtë se
meshkujt.
Këta të fundit e kanë më të vështirë të kapërdijnë tradhëtinë dhe duan më shumë kohë që të
falin.
Femrat reagojnë keq në fillim, por vendosin të harrojnë shumë shpejt e shumë më lehtë. Një tjetër faktor është jetëgjatësia e lidhjes. Në të vërtetë, çiftet që kanë kohë bashkë,
falin më lehtë se dashnorët “e freskët”.
Nëse tradhtia ndodh në vitet e para të lidhjes, edhe
meshkujt edhe
femrat do të reagojnë më vrullshëm, do të jenë më të lënduar dhe më vështirë do të
falin. Nëse lidhja është e gjatë, sigurisht që zënka e mërzitje ka, por në një formë më të butë, pasi partnerët kanë krijuar një besim te njëri-tjetri dhe janë pak të gatshëm të hedhin poshtë vite të tëra për një natë. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013,
ora 17:16