Fëmiu që “vdes” pesë herë në vit
A mund të vdesësh pesë herë çdo vit? Për fat të keq po. Në këtë mënyrë mund të jetojë jetën një fëmi anglez tre vjeç, Aaron Sweeney, historia e të cilit ka përfunduar në mediat e mbarë botës.

Fëmija vuan nga një sëmundje e rrallë: “zemra e tij mund të ndalet edhe për shtatë minuta rresht, vitin e kaluar ka ndodhur çdo tre muaj ose më pak”, thotë Jolaine Clark, nëna e tij.

Gruaja nuk ndahet kurrë nga defibrilatori i tij portativ për të shpëtuar fëmijën e saj.

“Mjekët thonë se ai nuk duhet të vrapojë dhe të lodhet, por unë nuk mund ta ndaloj atë”, shpjegon ajo.

Herën e fundit, kur ai pati një krizë ishte duke shikuar televizor. “Nuk dija çfarë të bëja, ishte e vështirë, e tmerrshme. Tani të paktën unë jam e përgatitur. Problemi i vetëm është se unë mund të punoj, pasi duhet të qëndroj me të dhe Aaroni nuk mund shkojnë në shkollë”.

Shtuar më 02/04/2012, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori