Dyshohet se është vrarë, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur nga policia në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë” në qytetin e Vlorës.

Viktima është 91-vjeçari Seri Petanaj, i cili dyshohet të jetë vrarë me thikë, pasi në trup i janë gjetur disa shenja të shkaktuara nga një mjet prerës.

Raportohet se 91-vjeçari jetonte i vetëm në banesë dhe policia ka shkuar aty pas denoncimit të bërë nga i biri se ai nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën.

Menjëherë është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 26.08.2020 16:03