Studimi i realizuar nga Skane University Hospital në Malmo (Suedi) është ndoshta në kohën e duhur për të na treguar se aktiviteti
fizik ditor është i domosdoshëm për të gjithë ne.
Ndonëse është një studim relativisht i vogël, ai tregon një lidhje të fortë midis niveleve të ulëta të aktivitetit
fizik dhe rritjeve të rrezikut nga prekja e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë edhe fëmijët e vegjël.
Përfitimet e të qënit
fizikisht aktiv duhet të riforcohen që nga një moshë shumë e re, në mënyrë që të parandalohet zhvillimi i sëmundjeve gjatë rritjes së tyre, dhe për tu siguruar se ata do të kenë një shëndet të mirë
fizik dhe mendor gjatë viteve më të rëndësishme të fëmijërisë./albeu.com/
Shtuar më 25/05/2011,
ora 18:50