Fëmijët e pambrojtur rrezikojnë depresionin nga Facebook-u
“Adoleshentët me "probleme", nuk duhet të hyjnë në faqet e rrjeteve sociale pasi rrezikojnë të bien në depresion”, ky është alarmi më i fundit që lëshojnë mjekët. Por mjekët nuk saktësojnë, nëse ky studim lidhet me humorin në të cilin ndihen në ato moment adoleshentet që përdorin sajte të tilla.

Gjithsesi sajti online si “Facebook”, është një mjedis i vështirë për të rinjtë për të lundruar nëse persona të caktuar nuk kanë vlerësim për veten, thotë doktor Gwenn O'Keeffe. Ndikimi i ketyre sajteve është pikërisht tek fotot, statuset që shokët e tyre, ndërrojnë herë pas here, në të shumtën e rasteve, statuse të bukur, duke bërë që ata mos te ndihen mire, nëse shoket/shoqet e tyre jetojnë një jetë më të mirë se ta, atëherë si mund të ndihen adoleshentët me "probleme"?!

Sipas O’Keefe, problemi është më i madh se në rastin kur pi një kafe i vetëm në lokalin e shkollës, pasi Facebook të krijon një pikëpamje të gabuar, kur shikon se sa mirë dhe sa të bukur ndjehen të tjerët. Udhëzimet e mediave sociale që publikohen sot, thonë doktorët, inkurajojnë prindërit të flasin me femijët pikërisht për përdorimin e rrjeteve sociale online, që të shmangin depresionin nëpërmjet Facebook.

Le të marrim një shembull konkret… Abby Abolt, një adoleshente rreth të 16-ve, një gjimnaziste nga Chicago, frekuenton Facebook-un. Ajo thotë se ky rrjet social nuk e ka bërë të ndihet aspak depresive, por ajo sqaron se si kjo ndikon tek te tjerët. "Nëse dikush ka shumë shok në rrjetet sociale, dhe me këta shok kalon një pjesë të mirë të ditës, virtuale qoftë ajo, atëherë do të jetë shpesh herë i taggur nga këta shokë, do të ketë më shumë komente, do të ketë me shume ftesa për shoqëri, pra do të jetë në qendër të vëmendjes. E gjitha kjo do të duket sikur personi në fjale bën një konkurs se kush ka popullaritetin me të madh.

E pikërisht kjo gjë tek dikush më pak i përhapur në rrjete të tilla, do të ndihet keq, i pavlerësuar dhe automatikisht do mendoj se dicka në jetën e tij nuk shkon.

Studenti 18-vjecar, Gaby Navarro, nga Illinois tha se është e zakonshme që tek disa adoleshentë të postosh mesazhe negative në muret (wallet) e personave që nuk ju pëlqen. Nëse një veprim i tillë bëhet, atëhere pasojat e para do jenë te personi i prekur. Do të jetë, ai i cili do i vuaj këto mesazhe negative. E sipas Navarros, rasti në fjalë duhet të merret vesh nga prindërit, pasi janë prindërit ata që duhet të qetësojne fëmijët në momente të tilla. Por Navarro nuk lë pa përmendur edhe te mirat e ketij rrjeti, si psh shkëmbimin e ideve, me njerëz të ndryshëm nga vende të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2011, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori