Fëmijët e adoptuar janë të lumtur dhe të sukseshëm
Për fëmijët, të cilët janë të adoptuar është krijuar një imazh jo fort i mirë pasi në mendjen e çdo kujt mund të qarkulloj ideja se ka gjasa që ky fëmijë të ndërmarrë veprime kriminale.

Por, me siguri duhet të ketë edhe një anë tjetër që duhet patjetër të jetë pozitive edhe për këtë kategori, në mënyrë që të mos mbajnë gjithmonë damkën negative.

Një familje edhe pse adoptuese për fëmijën ka mundësi shumë të mira për të ardhmen e tij. Fëmija ka mundësi shkollimi, zhvillimi emocionalë dhe shpirtëror.

Ndër vite janë kryer studime mbi marrëdheniet mes fëmijës së adoptuar dhe familjes që e ka adopatur atë. Përgjithësisht këto studime kanë treguar se një fëmijë i adoptuar është i sukseshëm dhe jeton në harmoni me kushtet që i ka imponuar jeta.

Në vitin 1994, Instituti i Kërkimeve të Minepolisit nxori rezultatet e “Të rriturit e adoptuar”, një studim katërvjeçar. Kërkuesit analizuan 881 adoleshentë, 1.262 prindër adoptues dhe 78 vëllezër dhe motra të paadoptuar. U zbulua se adoleshentët e adoptuar kishin lidhje të forta me familjen e re dhe se ishin psikologjikisht të shëndetshëm.

Në vitin 2007, një raport i Departamentit Amerikan të Shëndetit u dha fund shumë prej dyshimeve, që binin mbi adoptimin e fëmijëve. Raporti i titulluar “Adoption USA”, studioi 2000 familje që kishin adoptuar fëmijë në mënyra të ndryshme. U zbulua se 85 për qind e fëmijëve ishin në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shpirtërore. Këta fëmijë gjithashtu ishin më pak të prirë të jetonin në varfëri. Ata kishin edhe përparësi të tjera në lidhje me fëmijët biologjikë, pasi këtyre u lexoheshin më shumë përralla në fëmijëri, u tregoheshin më shumë histori dhe merrnin më shumë pjesë në aktivitetet jashtëshkollore. Mbi gjysma e fëmijëve të adoptuar kishte aftësi shumë të mira në lexim, në gjuhë të huaja dhe në matematikë.

Një studim i vitit 2012, i titulluar “Openness in Adoption” raportoi se vetëm 5 për qind e adoptimeve të sotme janë të mbyllura, pra pa kontakte me familjen biologjike. Kërkimi tregon edhe për përfitimet që kanë fëmijët që ruajnë marrëdhëniet me familjen e origjinës. Në këtë mënyrë ata mund të marrin më shumë informacione rreth familjes së tyre, të dhënave mjekësore ndër vite dhe pemës gjenealogjike.

Psikologët e lidhin lumturinë e fëmijëve të birësuar me zhvillimin e shëndetshëm të identitetit të tyre. Këta fëmijë ndihen më të sigurt në lidhje me marrëdhëniet që kanë me familjet adoptuese, por nga ana tjetër edhe ruajtja e kontakteve me familjen e origjinës, i lejon ata të ndiejnë lumturi, shëndet dhe të përqendrohen në gjërat që dëshirojnë të arrijnë nga jeta.

Kështu ne mund të përmendim edhe disa emra të personave të famshëm që janë të adoptuar, por kjo nuk i ka penguar aspak që të jenë dhe të bëhen të rëndësishëm në shoqëri në një kohë të caktuar.

Stiv Xhobs

Eleonor Rusvelt

Edgar Alan Poe

Çarls Dikens

Aleksandri i Madh

Xhon Lenon

Leo Tolstoi

Merlin Monro

Mark Tuein

Nelson Mandela

Nat King Cole

Halle Berri. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2013, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori