Një fëmijë i vogël ia ka dalë të vërë në
siklet,
Papa Françeskun, gjatë një fjalimi në Vatikan në ditën e Familjes.
Papa po i drejtohej një turme njerëzish kur
djaloshi filloi të bridhte në skenë, t'i afrohej e të bënte pak muhabet me të.
Ndihmësit e Papës u përpoqën ta largonin, duke i dhënë edhe ëmbëlsira, por pa sukses. Fëmija e pranoi me kënaqësi ëmbëlsirën, por nuk u largua.
Ai qëndronte në krah të
Papa Franceskut duke përqafuar këmbën e tij gjatë fjalimit. Nga ana tjetër,
Papa e përkëdhelte fëmijën në mënyrë që ai të "rrinte urtë". Në fund,
djaloshi u ul në karrige në rreshtin e parë. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2013,
ora 11:14