Harvey Hole, vetëm 9-vjeç, ka aftësinë e jashtëzakonshme që të tregojë barcaleta me shokët e tij dhe të mos shfaqë asnjë emocion në fytyrë.
Një sëmundje shumë e rrallë që quhet Sindroma Moebius nuk e lejon Harvey-n të qeshë. Karakteristika e kësaj sëmundjeje është paraliza e përhershme e fytyrës për
shkak të mungesës së disa nervave të saj.
Por, ky handikap nuk e pengon djaloshin që të bëjë të qeshë të gjithë fëmijët e Doncaster (Angli).
Personat e
prekur nga kjo sindromë jo vetëm që nuk mund të qeshin, por nuk mund të shprehin asnjë lloj emocioni me mimikën e fytyrës, madje edhe sytë nuk mund t’i lëvizin.
Kjo sëmundje vihet re që kur lind një fëmijë për
shkak se ata që janë të
prekur kanë probleme me mbylljen e gojës dhe kanë një gjuhë të shkurtër dhe të deformuar.
Shtuar më 09/05/2011,
ora 18:00