Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Fëmija duhet të shkojë patjetër te mjeku! Ja shenjat që e tregojnë…
Humbja e flokëve

Humbja e flokëve te fëmijët ndodh për shkak të mungesës së vitaminave, por e rëndësishme është që të flisni me mjekun, në mënyrë që të gjeni shkaktarin e vërtetë.

Ndryshimi i sjelljes dhe humorit

Reduktim i oreksit, problemet me gjumin, luhatjet e humorit janë ndryshime të rëndësishme për të cilat duhet të flisni me mjekun.

Rritja e madhësisë së kokës

Kur janë foshnjë është diçka normale, por në qoftë se rritja e kokës vazhdon është shenjë e disa sëmundjeve.

Ulje e dëgjimit

Nëse fëmija nuk reagon ndaj kërkesave apo nuk përgjigjet kur e thërrisni atëherë ka probleme me dëgjimin.

Etje e vazhdueshme

Kërkesa të shpeshta për të pirë diçka mund të jenë shenja të disa problemeve serioze.

Gërhitja

Gërhitja e fortë tregon se fëmija ka probleme me frymëmarrjen. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori