Që në lashtësi
farat e
pjeprit janë përdorur si një nga kurat më të mira për shëndetin e veshkave dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre.
Vitamina E tek
farat e
pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira.
Këto fara rekomandohen të përdoren për të mbrojtur shëndetin e veshkave ndaj dhe në mjekësinë popullore kanë një përdorim të gjerë.
Përmbajtja e lartë e proteinës tek
farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.
Burim vitaminash dhe mineralesh:
Farat e
pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E.
Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.
Shëndeti i sistemit tretës:
Farat e
pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët. Me përmbajtjen e lartë të fibrës,
këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve. Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek
farat e
pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.
Mbipesha:
Farat e thata të
pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë.
Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.
Shtuar më 17/08/2019,
ora 11:17