Mandarinat janë ndër agrumet më të preferuara në vendin tonë, madje edhe prodhimtaria është e lartë.
Ato konsiderohen një thesar vlerash, sepse ofrojnë shumë vitaminë C, folat dhe beta karoten.
Për më tepër, konsumi i
mandarinave ndihmon në parandalimin e diabetit, ishemisë e shumë sëmundjeve të tjera.
Përveç frutit dhe lëkurës,
farat e kësaj agrumeje konsiderohen të shkëlqyera për shëndetin.
Farat e
Mandarinave dhe vlerat potenciale
Antioksidantët
Mandarinat dhe
farat e tyre përmbajnë shumë antioksidantë, të cilat ju mbrojnë kundër radikaleve të lira.
Këto të fundit prodhohen nga trupi si kundërpërgjigje e ndotjes, radiacionit, tymit të duhanit, etj.
Radikalet e lira dëmtojnë qelizat dhe i çelin rrugën një sërë sëmundjesh.
Polifenolët
Polifenolët janë antioksidantë të fuqishëm.
Studimet shkencore për sasinë e polifenolëve në agrumet dhe
farat e tyre kanë treguar se
mandarinat dhe
farat e tyre kanë sasinë më të madhe të polifenolëve në krahasim me agrumet e tjera.
Limonoidët
Limonoidët janë përbërës që gjenden tek
farat, lëkura dhe fruti.
Këto substance pengojnë formimin e qelizave kancerogjene.
Limonoidët tek
farat ulin edhe kolesterolin e keq.
Farat e
mandarinave në mjekësinë popullore
Ekspertët e mjekësisë tradicionale përdorin
farat e thata të mandarinës për të rregulluar energjinë trupore dhe larguar dhimbjet e organizmit.
Ata shprehen se
farat e thata përdoren dhe janë efikase kundër hernies diskale.
Mjekët popullorë përdorin zakonisht fara të thata e të bluara.
Niveli i toksinave tek
farat e
mandarinave
Megjithatë në shumë vende,
farat e mandarinës nuk kanë gjetur përdorim të njëjtë dhe mjekët kanë rekomanduar kujdes.
Në vendet perëndimore, shkencëtarët besojnë se
farat e agrumeve siç janë portokallet, qitro, limonët, limonët jeshilë dhe
mandarinat përmbajnë sasi të vogla toksinash.
Megjithatë
farat e një fruti të vetëm nuk përmbajnë mjaftueshëm toksina sa të shkaktojnë dëm në organizëm.
Shtuar më 23/04/2020,
ora 13:00