Fantazmat në ëndërr: Ç'kuptim kanë
Çfarë do të thotë të shihni fantazma në ëndërr?

Edhe nëse nuk besoni tek komunikimi me "shpirtrat e humbur", është interesante të dini çfarë nënkupton një ëndërr me një fantazmë. Përtej faktit që është ëndërr e frikshme, ekspertët thonë se në të tilla raste, subkoshienca po përpiqet t'ju thotë diçka. Vetëm një reflektim me veten mund t'ju ndihmonte ta kuptonit tamam mesazhin e ëndrrës që patë.

Nëse shihni ëndrra me fantazma, me siguri keni një çështje të pambyllur me diçka apo dikë që po duhet sikur po ju përndjek. Endrrat me fantazmën e dikujt që s'e keni takuar kurrë në jetën tuaj, mund të tregojnë se në shtëpinë ku qëndroni ka një shpirt. Të paktën kështu e shpjegojnë profesionistë, duke shtuar se për ta është më e thjeshtë t'ju japin një mesazh në ëndërr sesa kur jeni të zgjuar.

Ndërsa të shohësh në ëndërr një të afërm që nuk jeton më, është më e zakonshme dhe s'konsiderohet si ndodhi paranormale. Janë thjesht ëndrra që ndihmojnë njerëzit të shërohen dhe çlirohen nga dhimbja e humbjet së dikujt.

Më shumë sesa një ëndërr, është një lidhje shpirtërore.
Shtuar më 30/10/2020, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori