Faktorët nxitës për të rinjtë drejt botës virtuale
Teknologjia tashmë është kthyer në një sëmundje sidomos për moshat e reja. Sipas specialistëve të rinjtë të cilët kalojnë shumë kohë para kompjuterit, qëndrojnë të painteresuar përballë aktiviteteve të tjera, nuk ndajnë kohë për mësimet dhe shokët e tyre dhe reagojnë ashpër kur u pengohet përdorimi i internetit cilësohen si të varur nga interneti dhe kompjuteri.

Ekzistojnë disa faktorë themelorë të cilët kanë një ndikim nxitës në këtë varësi, që i nxit të rinjtë që të kërkojnë shpëtim apo rrugëdalje te bota virtuale: mungesa e pritshmërive në lidhje me moshën, probleme individuale ose familjare, kërkimi i identitetit, frika nga dështimi dhe mungesa e besimit te marrëdhëniet shoqërore.

Disa nga këshillat kryesore që japin specialistët për këtë janë;

Mos i lejoni fëmijët të kalojnë më shumë se 1.5 orë përpara internetit pasi të kenë mbaruar detyrat.

Vendoseni kompjuterin në mjediset e përbashkëta në shtëpi (në sallon, korridor, kuzhinë etj).

Përdorni programe filtrues të internetit.

Forconi marrëdhëniet tuaja familjare, kaloni më shumë kohë së bashku, dëgjoni njëri-tjetrin pa qenë nevoja të ushtroni presion apo dhunë dhe përpiquni të merrni mesazhe të rëndësishme nga fëmijët tuaj.

Aktivizojeni fëmijën në një degë sporti apo arti, në këtë mënyrë do ta bëni më aktiv në botën sociale.

Njihuni me prindërit e shokëve të tyre të ngushtë, bashkëpunoni me ta, shkruan gazeta start. Ndiqni dhe miqtë e tyre virtualë dhe vendosni programe ndjekës në kompjuterin tuaj. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2015, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori