Një dashuri e lindur në shesh xhirim/ Kanë dhuruar kryevepra, e gjeni dot për cilin çift fisnik bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti dhe zonja e tij, artistja e njohur Roza Anagnosti, jetojnë emocionet pa fund që u ka falur spektatori shqiptar, me kryeveprat dhe kënaqësinë shpirtrore që u kanë dhuruar në vite ky çift fisnik, vlerë intelektuale e kombit tonë.

Të gjithë e kemi të memorizuar në kujtesë ëmbëlsinë dhe interpretimet e mrekullueshme të Roza Anagnostit. Një prej emrave më të njohur në kinematografinë dhe teatrit shqiptar. Aktorja filloi karrierën në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Ishte vetëm 20 vjeç kur hyri në kinematografi në rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme”, ku edhe pse e re spikati për interpretimin e saj të lirshëm dhe origjinal. Një vit më vonë ajo luajti në filmin “Toka jonë” ku u njoh me Dhimitër Anagnostin, partnerin që do ta shoqëronte gjithë jetën e saj. Ajo vijoi më pas me filmin “Komisari i dritës”, një vit i suksesshëm bashkëpunimesh me regjisorët Dhimitër Anagnosti dhe Viktor

Gjithçka që do të shënonte një ndryshim të madh në jetën personale të Rozës pasi fill pas këtij filmi Roza dhe Dhimitri u martuan dhe vendosën të jetonin në Tiranë. Një martesë e suksesshme mes dy artistëve, që u bekuan me ardhjen në jetë të dy vajzave të tyre.