Evoluimi i xhinsit (FOTO-LAJM)

Historia e xhinsit filloi me minatorët, vazhdoi me punëtorët e thjeshtë dhe po zhvillohet sot në pasarelat më të njohura, duke u bërë veshja më e përhapur në rrugët e të gjithë botës. Xhinsi është një nga materialet më të njohura të veshjeve të sotme, ai është përfshirë kudo në stilimet e modës së shumë viteve dhe duket se koha e tij nuk do të kalojë kurrë.

Termi “xhins” iu referua modelit dhe materialit të pantallonave të shpikura prej Xhejkob Davis dhe Levi Shtraus në vitin 1873.Historia e xhinsit filloi në Xhenova të Italisë, e cila ishte e famshme për pantallonat e saj kadife dhe prej pambuku, të cilat quheshin “jean ose jeane”.

Këto prodhoheshin në një fabrikë në Xhenova dhe ishin më shumë të ngjashme me pëlhurën e kadifesë sesa me xhinsin e sotëm. Lundërtarët filluan ta eksportonin xhinsin e Xhenovës kudo nëpër Europë. Kjo pëlhurë e veçantë u përpoq të imitohej edhe në qytetin Nimes të Francës, por pa sukses.

Pavarësisht dështimit, industrialistët e këtij qyteti vazhduan përpjekjet dhe krijuan një lloj pëlhure të quajtur “denim” ose materiali i sotëm i xhinsit, që e ka prejardhjen etimologjike nga ky qytet, pra nga (de Nimes) i Francës.

Xhinsi arriti të bëhej i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm në shekullin e 19. Një djalosh i quajtur Levi Shtraus emigroi në vitin 1851 nga Gjermania drejt Nju Jorkut për t’u bashkuar me vëllain e tij më të madh, i cili drejtonte një dyqan mallrash.

Vitet 1800 ose koha e uniformës së minatorëve. Ne nuk do të ishim në gjendje të vishnim xhinset tona blu sot, nëse nuk do të ekzistonin nevojat e minatorëve në atë kohë.

Vitet 1930-1940 ose kultura e kaubojit. Ky ishte momenti kur meshkujt e rinj filluan të kërkonin në treg për pantallona xhinse, në mënyrë që të adaptonin stilin rastësor dhe ngacmues të kaubojve. Kështu xhinsi fitoi statusin e tij kult, nëpërmjet lidhjes së krijuar me idhujt e kulturës pop.

Xhinsi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, ishin ushtarët ata që morën rolin e modelëve të rinj të shoqërisë dhe u bënë heronj në sytë e të gjithëve.

Vitet 1950 ose simboli i rebelimit. Të rinjtë e viteve ’50 ishin të parët që përqafuan xhinsin si simbol të gjeneratës së tyre, duke imituar yjet e rinj të filmave amerikanë, siç ishin Marlon Brando dhe Xhejms Din.

Vitet 1980 ose stilimi i xhinsit. Xhinsi u kthye në stuhinë e industrisë së modës. Stilistët nuk mund ta injoronin më fuqinë e blusë, ndaj ata filluan të krijonin linjën e tyre të xhinsit.

Vitet 1990 ose rënia dhe rilindja. Në vitet 1990, xhinsi filloi të përzihej me pëlhura të tjera, duke krijuar lloje të ndryshme xhinsi.

Vitet 2000 ose qëndrimi i përhershëm i xhinsit. Vitet 2000 ishin koha e duhur që xhinsi të përfshihej edhe në veshje të tjera, si xhaketat, çantat, byzylykët, kollaret, këpucët, kapelat dhe portofolat.

Vitet 2010 ose xhinsi sot. Bota e modës për vitet 2010 vendosi të kthejë pantallonat “tub”, me fund të mbyllur. Për vitin 2011 xhinsi mori nuancat e tij të zbehta dhe të përdoruara. Xhinset e grisura në pjesë tepër sensuale nxitën fantazinë e të gjithë njerëzve, që gjenden kudo nëpër botë.

Xhinsi dhe e ardhmja e tij ekonomike. Sipas parashikimeve globale, mendohet se marketi i xhinsit për vitin 2018 do të vlerësohet me 56 miliardë dollarë.
Markat më të njohuraxhinsit në botë

“Levi’s”
“True Religion Brand Jeans”
“Diesel”
4. “Wrangler”
5. “Lee”
“Calvin Klein”
“Guess”
“Seven for all Mankind”
9. “Von Dutch”
“Lucky Brand Jeans”. /albeu.com/

Shtuar më 30/04/2013, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori