Enë plastike apo të qelqta, cila është mënyra më e mirë për ruajtjen e ushqimeve
Nëse tepricën e ushqimit e ruani në mënyrë të drejtë në frigorifer, do të shmangni prishjen e shpejtë të tij dhe thithjen e aromave të tjera

Enët plastike janë të lehta dhe rezistuese ndaj goditjeve. Në to mundeni të mbani për kohë të shkurtër mishin apo peshkun dhe kështu do t’i izoloni nga artikujt e tjerë. Me atë rast do të jeni të sigurt që nuk do të kullojnë.

Janë të përshtatshme edhe për artikuj të ngurtë siç janë djathi i freskët, i cili është ende në paketim origjinal, pastaj djathërat e fortë, produktet e prera të mishit të thatë, perimet e imëta dhe pemët, siç janë domatja, pemët e malit, kërpudhat…

Janë të përshtatshme që në to të fusni çfarëdo qoftë në formë të lëngët, yndyrat dhe artikujt e nxehtë.

Enët nga qelqi janë shumë të forta dhe ndihmojnë ruajtjen e sigurt të çdo lloji të ushqimit. Lehtë lahen edhe në temperatura të larta, mirëpo e meta e vetme është që janë të thyeshme.

Janë të shkëlqyeshme për ruajtjen e ushqimeve që kanë mjaft lëngje, madje edhe ato të cilat përmbajnë yndyra, siç është peshku ton në vaj, salcat, ushqimi i zier…

Folia e aluminit mund të përdoret për të gjitha llojet e artikujve, përveç për ushqimin e njelmët dhe të thartë, sepse kripa dhe thartira zbërthejnë aluminin, i cili mund të depërtojë në ushqim.

Folia e tejdukshme mbron të gjithë artikujt nga oksidimi dhe tharja, mirëpo megjithatë përdorni vetëm ato me etiketën “pa PVC”, në mënyrë që të zvogëloni rrezikun që eventualisht të helmoheni.
Shtuar më 14/04/2020, ora 23:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori