Ëmbëlsirë me çokollatë
Pëlqej
Përbërësit

Për brumin:

200 gr miell

2 vezë

200 gr sheqer

3 lugë gjelle kakao

5 gr kripë

1 sheqer vanilje

5 lugë gjelle vaj

250 ml ujë të vluar

1 pluhur pjekurinash

Për mbushjen:

700 gr sheqer pluhur

5 lugë gjelle gjalpë

2 lugë gjelle ekstrakt vanilje

100 ml qumësht

200 gr kakao

Përgatitja:

Hapi 1 E kam përfunduar këtë hap
Të gjithë përbërësit për brumin i miksojmë derisa të bëhet një brumë homogjen.

Hapi 2 E kam përfunduar këtë hap
Më pas, dy tepsia të madhësisë së njëjtë i mbulojmë me letër për pjekje, lyejmë me vaj dhe u hedhim pak kakao.

Hapi 3 E kam përfunduar këtë hap
Furra ngrohet në 170 gradë. Brumi I përgatitur piqet për 20-30 minuta. Për cdo rast kontrollojeni me kleckë/rrëmojsë dhëmbësh.

Hapi 4 E kam përfunduar këtë hap
Pastaj petat ftohen. Pas ftohjes të dyjat ndahen në mes dhe përfitojmë kështu 4 peta.

Hapi 5 E kam përfunduar këtë hap
Të gjithë përbërësit për mbushjen miksohen derisa të krijohet një krem i butë. Petat e ëmbëlsirës lyhen me kremin e përgatitur.

Hapi 6 E kam përfunduar këtë hap
Për dekorimin e kësaj ëmbëlsire kemi përdorur boronica të kaluara në cokollatë dhe kristale sheqeri. /Me shije/
Shtuar më 04/08/2017, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori