Elektrizimi i flokëve, ja si të veproni
Pëlqej
Femrat janë më tepër të prirura të kenë një kujdes më të tepruar me flokët, por shumë prej tyre ende nuk ka gjetur zgjidhjen ideale referuar elektrizimit të flokeve. Për këtë ka një shpjegim shumë të thjeshtë. Sapo bie temperatura dhe thahet ajri, elektronet negative largohen nga flokët tuaj, duke i lënë me ngarkesa pozitive dhe bëjnë që flokët të ngrihen lart. Ekzistojnë disa zgjidhje të cilat janë ideale.

Në radhë të parë duhet të evitoni përdorimin e krëhërit plastik, i cili i bën flokët të elektrizohen. Është më e këshillueshme që të përdorni një krehër metalik, sikundër dhe një produkt hidratues. Uji është shpëtimtari ynë. Mjafton të lagni pak flokët me ujë rubineti sa për t'u hequr elektricitetin. Jo vetëm që është në modë, por ne na shërben edhe si një zgjidhje e shpejtë.

I referohemi flokëve me gërsheta. Kjo gjë minimizon elektrizimin e flokëve. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori