Si të kujdesemi për lëkurën gjatë verës
Në mënyrë që lëkura e zhveshur të duket e bukur, është e nevojshme përgatitja e saj dhe rikthimi i dëmeve që mund t’i jenë shkaktuar gjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës.

Këshillat e mëposhtme kanë për qëllim t’i tregojnë gjithsecilit se si mund të garantojë një lëkurë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme.

Përdorni Eksfoliantë

Eksfolimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm. Çdo ditë, madje çdo minutë, trupi eleminon shtresa të njëpasnjëshme të lëkurës me një ritëm tepër të lartë. Në se nuk merrni masa për t’i larguar këto shtresa të vdekura të lëkurës, ato do të qëndrojnë mbi lëkurën tuaj duke i dhënë asaj një pamje të lodhur dhe të thatë. Nuk ka rëndësi se ç’locione apo kremëra përdorni, në se nuk përdoni një eksfoliant, nuk keni për të patur lëkurë të shkëlqyeshme. Nëpërmjet një skrabi trupor ju mund ta arrini një gjë të tillë. Aplikoni gjatë dushit eksfoliantin në lëvizje rrethore në gjithë trupin duke nisur nga shpatullat poshtë (për fytyrën dhe qafën ju nevojitet një eksfoliant facial) dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Kjo procedurë duhet kryer dy deri tre herë në javë për të patur një lëkurë të shkëlqyer dhe të bukur.

Mbajeni lëkurën të hidratuar nëpërmjet një locioni veror
Me ardhjen e verës, është koha për të zëvendesuar kremërat dimërore me një locion të lehtë veror. Jo të gjithë kanë kohë që të zhyten në një
vaskë për ta lënë locionin të veprojë, prandaj zgjidhni diçka më të lehtë në absorbim. Xhelet dhe puretë absorbohen shumë lehtë. Një zgjidhje perfekte janë locionet me aromë arre kokosi dhe mango. Nuk ka asgjë më të mirë për hidratimin e lëkurës se sa një locion me bazë frutash i aplikuar pas një dushi në lëkurën e posatharë.

Blini një krem të ri kundër diellit

Sasia e kremi që nevojitet vetëm për fytyrën është sa ç’mund të mbajnë dy lugë kafe. Në se qëndoni gjatë nën diell, kremi duhet të aplikohet çdo 1-2 orë. Kënaquni me diellin në mënyrë të sigurt!

Ngjyrë e kafenjtë e tuar në mënyrë të shëndetshme
Gjithkush në verë ka dëshirë të marrë një ngjyrë të kafenjtë, por banjat e diellit nuk janë mënyra më e shëndetshme për ta tuar atë. Rruga më e sigurt është që nxirja të realizohet nëpërmjet përdorimit të një kremi nxirës që vepron në mungesë të diellit. Në varësi të preferencës personale, këto produkte mund të përdoren për gjithë trupin ose, të paktën, për fytyrën. Kombinimi i një locioni hidratues me një locion ose krem nxirës është mënyra më e shëndetshme për të tuar një ngjyrë të shkëlqyeshme të kafenjtë për fytyrën dhe trupin tuaj. Lëkura duket po
aq e nxirë sa ç’do të ishte pas një fund-jave të kaluar me banja dielli, por pa efektet e dëmshme që dielli shkakton në lëkurë. Gjithkush mund t’i gëzohet më pas rrezeve të diellit nën mbrojtjen e kremërave të trupit dhe fytyrës me faktor mbrojtës (SPF) prej të paktën 30, duke shmangur plotësisht ekspozimin gjatë orëve 11:00 deri 16:00. Për të përmbledhur sa më lart: “Nxirja nuk duhet të arrihet as nëpërmjet banjës së diellit
dhe as nëpërmjet solarit. Përdorimi i kremërave nxirës shmang efektin e dëmshëm të rrezeve të diellit dhe ju mundëson një ngjyrë të kafenjtë për lëkurën tuaj”.

Kujdes këmbët

Me ardhjen e stinës së verës keni paketuar këpucët e dimrit dhe keni lluar të vishni sandalet verore. Pa dyshim që ndjeni nevojën e pedikyrës. Për këtë drejtohuni pranë një qendre estetike ose mësoni të realizoni pedikyr në kushtet e shtëpisë. Përdorni skrabin për të larguar lëkurën e vdekur dhe të thatë. Nuk ka asgjë më të shëmtuar se ekspozimi i një këmbe të ashkët në një palë sandale të bukura.

Pedikyri në kushtet e shtëpisë nuk ka nevojë të jetë diçka “e madhe”. Një skrab i cili mbahet pranë dushit dhe përdoret disa herë në javë është i mjaftueshëm. Në vijim do të ndjeni një diferencë të madhe në butësinë e këmbëve tuaja.
Shtuar më 07/07/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori