Aksident në Krujë, 3 të lënduar, mes tyre një e mitur

Një aksident rrugor ka ndodhur  sot rreth orës 07:35 në rrugën Krujë-Fushë Krujë.

Dy makina janë përplasur, e për pasojë kanë mbetur të lënduar 3 persona, mes tyre edhe një 15-vjeçare.

Të lëmduarit janë shoferi 23-vjeçar i njërës prej dy makinave të përfshira në aksident dhe 2 pasagjerët e makinës tjetër, një 45-vjeçar dhe një 15-vjeçare.

Të lënduarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi I policisë

Rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe.

Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

/albeu.com/ 


Shtuar 17.03.2023 08:25