Efektet e shëndetshme të vezës
Veza është një produkt ushqimor që është e pasur me proteina dhe hekur. Ajo ndihmon në ngrirjen e disponimit të gjatë të PMS-së, dhe është e pasur me substanca që ruan shëndetin gjatë shtatzënisë dhe ulë rrezikun nga kanceri, por edhe ndihmon të humbni në peshë. Disa nga efektet e shëndetshme të vezës janë;

Ul rrezikun nga kanceri i gjirit
Hulumtimet në 3.000 femra kanë vërtetuar se femrat, të cilat rregullisht konsumojnë vezët, për 24 për qind janë më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit.

Zbut simptomat e PMS-së
Ndryshimin në disponim e madje edhe prirjen për depresion gjatë së PMS-së, shkëlqyeshëm e zbutin vezët. Këto simptoma shfaqen si pasojë e mungesës së hekurit,e vezët janë të pasura me këtë mineral.

Ruan shëndetin gjatë shtatzënisë
Vezët janë të shëndetshme, sidomos gjatë shtatzënisë. Të kuqtë e vezës ndihmon në rritje dhe zhvillim të shëndoshë. Me rëndësi është të jenë mirë të pjekura dhe të fërguara gjatë konsumimit. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori