Efektet e shëndetshme të vajit të kokosit
Mëngjesin të gjithë e nisim me një kafe, por mendoni se efekti i saj do të ishte më i mirë nese ne i shtojmë asaj një lugë vaj kokosi.

Vaji i kokosit është një produkt i pasur me yndyrnave të ngopura të cilat e ndihmojnë trupin të prodhojë energji dhe rregullon nivelet e kolesterolit. Gjithashtu ai lufton të ftohtin dhe inflamacionin.

Për të përgatitur këtë pije në fillim shtoni në mikser një filxhan kafe dhe një lugë gjelle vaj kokosi (preferohet i virgjër dhe organik) dhe përziejini derisa të miksohen mirë.

Sipas dëshirës, shtoni në blender edhe aromën tuaj të preferuar (vanilje, kanellë) si dhe ëmbëltues. Hidheni në një filxhan dhe shijojeni.

Kjo është një përzjerje shumë e shëndetshme për shëndetin tuaj. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori