Efektet e shëndetshme të kivit
Kivi është një frut, i cili është i pasur me vitamina C dhe E, vitamina këto që ndihmojnë në krijimin e kolagjenit dhe hidratimin e lëkurës, kivi gjithashtu njihet për luftën kundër rrudhave.

Një studim britanik rekomandon konsumimin e rregullt të kivit, që ka vetëm 45 kalori, sepse forcon sistemin imunitar dhe falë konsumimit të tij do të dukeni më të rinj në moshë. Përveç vitaminave C dhe E, përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan. Kivi është i pasur edhe me acid askorbik, që neutralizon bakteret.

Gjithashtu kivi ëhtë një frut që ju mund ta përdorni dhe si një maskë të mirë për fytyrën tuaj. Për të përgatitur këtë maskë ju nevojitet një kivi dhe pak kos, aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë, lëreni të veprojë dhe shpëlajeni mirë. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori