Përfundon takimi i Escobarit me Ramën

Ka përfunduar takimi i të dërguarit special të SHBA-ve për çështjet europiane, Gabriel Escobar me kryeministrin Edi Rama.

Takimi zgjati për më shumë se 1 orë. Tema e diskutimit ka të bëjë me zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit dhe me angazhimin e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin dhe autokracinë në të gjithë globin në mënyrë që të rritet siguria e qytetarëve.

Escobar ka takuar të parin kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën, më pas është takuar me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe së fundmi ka përfunduar takimin me kryeministrin Edi Rama.


Shtuar 9.12.2021 18:15