Befason presidenti maqedonas: Kosova nuk është më prioritet për SHBA

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është shprehur se Kosova nuk është më prioritet i Shteteve të Bashkaura të Amerikës.

Komentet ai i bëri një një intervistë për “ClickPlus”, ku përmendi një bisedë të zhvilluar muaj më parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, si dhe qasjen e SHBA-së ndaj rajonit.

Pendarovski foli konkretisht për Kosovën, duke thënë se ajo nuk është më prioritet i SHBA-së, të paktën jo sic ka qenë në vitin 1999. “Të mos i mbetet hatri miqve tanë amerikanë, por e përsëris edhe njëherë, Kosova prej një kohe të gjatë ka dalë nga radarët e prioriteteve amerikane.

Nuk them se nuk shqetësohen fare për rajonin, për ne, për Kosovën, megjithatë kjo e fundit nuk është prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe nuk do të jetë kurrë më shumë nga sa ka qenë në 99-tën”, theksoi ai, i cituar nga mediat në Kosovë.

Kreu i shtetit maqedonas u shpreh se në bisedën që ka pasur me Bidenin, i ka kërkuar atij që për ambasadorë në vendet e rajonit, të emërojë persona të cilët e njohin mentalitetin e politikanëve të Ballkanit./albeu.com/