Efektet e shëndetshme të bukës së zezë
Buka e zezë është një mbrojtëse e mirë e organizmit nga një sërë sëmundjesh. Buka e gatuar me fara e bërë nga mielli i grurit të plotë ose thekrës, të bluara në mulli gruri apo edhe përzierjen e thekrës dhe grurit janë bukët me vlerat ushqzese më superiore.

Buka e zezë përmban fibra dhe acide lzrore, të cilat janë shumë të shëndetshme për organizimin, gjithashtu ajo është një ushqim i mirë për aparatin tretës.

Ajo është një mbrojtëse e mirë e shëndetit nga sëmundje si kancerin, yndyrnat në gjak, diabeti, infarkti, dëmtimet e zorrës së trashë etj.

Buka ka një shumëllojshmëri përbërësish si kalciumi, hekuri, acidi folik, vitamina B si dhe sasi të madhe të magnezit, të cilët ndihmojnë metabolizmit e shëndeti tonë.

Buka e zezë është dhe një ndër ushqimet më të preferuara të dietës dhe zakonisht konsumohet në mëngjes. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2014, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori