Efektet e dëmshme të mishit të kuq
Mishi i kuq përmban një lloj sheqeri i cili mund të jetë shkaku i kancerit tek njerëzit. Sipas një grupi shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë, të cilët injektuan këtë sheqer të njohur si Neu5Gc minjëve të laboratorit, të programuar për të patur defiçencë të tij njësoj si njerëzit dhe vunë re se minjtë pësuan një rritje të pesëfishtë të tumoreve pasi shkencëtarët u përpoqën që ta luftonin këtë sheqer me antitrupa.

Ekspretëve, pohojnë se ky proces tek njerëzit mund të çojë fillimisht në inflamacion dhe më pas në kancer. Ata shprehen se deri më tani, nuk kishte patur prova të mjaftueshme që të tregonin se ky lloj sheqeri shkaktonte në mënyrë spontane kancerin. Ajo që dihej ishte që konsumi i mishit të kuq ishte një ndër shkaktarët e krijimit të kancerit.

Rezultatet e këtij studimi mund të ndihmojnë për të shpjeguar lidhje të tjera të mundshme mes konsumit të mishit të kuq dhe sëmundjeve të tilla si asteroskleroza dhe diabeti tipit 2. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2015, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori