Efektet çudibërëse të luleshtrydhes së egër
Luleshtrydhja e egër njihet për një sërë efektesh pozitive në shëndetin tonë. Gjethet e luleshtrydhes së malit janë të pasura me taninë, vaj eterik dhe flavonoide.

Frutat e freskët janë sidomos të pasura me vitamina C, gjithashtu kjo është një frut që është e pasur me acide, minerale si kalium, magnez, hekur, zink, mangan, bakër, fosfor dhe disa vitamina.
disa nga vetitë kuruesë të saj janë;

Rrënjët dhe gjethet e luleshtrydhes së egër mund t’i përdorim dhe prej tyre mund të përgatisim çaj për shpëlarjen e fytit, e konsumojmë edhe te vështirësitë në lukth dhe zorrë dhe në parandalimin e diarresë. Në bazë të disa të dhënave, ky lloj i çajit ndihmon edhe kundër verdhëzës.

Gjatë kohëve antike ajo është përdorur në shërimin e mëlçisë, çaji nga gjethet e luleshtrydhes së egër sugjerohet edhe për pastrimin e gjakut, e u ndihmon edhe personave që vuajnë nga nervat dhe atyre nga pagjakësia. E konsumojnë të sëmurit nga astma dhe bronkitisi kronik. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori