Edhe inteligjentët kanë probleme: Ja disa prej tyre
Edhe njerëzit me inteligjencë shumë të lartë ballafaqohen me sfida dhe probleme në jetë. Në fakt, ka disa probleme të caktuara me të cilat ballafaqohen vetëm inteligjentët.

Telegrafi më poshtë ju sjellë këto katër vështirësi me të cilat ballafaqohen vetëm ata me inteligjencë të lartë:

Kanë më shumë presion për të arritur suksese
Dhurata e inteligjencës së lartë i bën njerëzit të ndihen se janë më të mirë sesa tjerët. Ata janë të aftë t’i kuptojnë gjërat të cilat njerëzit e zakonshëm nuk i kuptojnë.

Kësisoj, ata e dinë sa të mençur dhe sa të veçantë janë. Ndërsa pikërisht kjo u bën atyre presion të shënojnë sukses edhe në gjërat më të vogla. Ata duhet të kenë sukses secilën herë, pavarësisht për çka bëhet fjalë.

Pas së gjithash, inteligjentët janë më ndryshe se pjesa tjetër e njerëzve, prandaj duhet të jenë më të mirët. Këto gjëra përfshijnë të pasurit një karrierë më të mirë, lidhje më të mira, ose edhe një shtëpi më të mirë.

Nëse nuk shënojnë suksese, inteligjentët zemërohen dhe fillojnë ta kritikojnë vetveten.

Krijimi i miqësive nuk është gjë e lehtë për ta
Inteligjentët gjithmonë duan të bëhen miq vetëm me njerëz që u ngjasojnë vetë atyre. Kur flasin me njerëz të ri, me qëllim u bëjnë pyetje të mençura për të parë se cilat janë përgjigjet e tyre. Kështu e kuptojnë nëse personi përballë e meriton miqësinë e tyre. Pikërisht kjo është arsyeja se përse inteligjentët shpeshherë janë të vetmuar, sepse nëse nuk e gjejnë dikë po aq të mençur sa vetë, ata qëndrojnë të vetmuar.

Analizimi i tepërt e bën më të vështirë marrjen e vendimeve
Personat të cilët kanë inteligjencë shumë të lartë, në përgjithësi hulumtojnë shumë para se të marrin ndonjë vendim – qoftë edhe për gjërat më të vogla. Por, përderisa kjo mund të jetë gjë e mirë, njëkohësisht i ka edhe të metat e veta. Analizimi i tepërt ua vështirëson inteligjentëve të marrin vendime.

E kanë vështirë të ndihen të lumtur
Për personat inteligjentë, inteligjenca e lartë më shumë është mallkim sesa dhuratë. Ballafaqimi me probleme të ndryshme i futë ata në dyshime se ndoshta është më mirë të jenë budalla për raste të ndryshme përcjell telegrafi.

Por, aktrimi se janë injorantë i bën ata të ndihen se nuk janë vetvetja, dhe mendimi i tepërt u bën atyre presion dhe i zemëron. Ata e kanë problem ta pranojnë se kush janë në të vërtetë, prandaj nuk mund të lumturohen lehtë.
Shtuar më 24/01/2019, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori