Deklaratat antishqiptare nga Serbia, Zhaklin Lekatari: Jam ndjerë super e përdhunuar (VIDEO)

Vizita e pak javëve më parë e Zhaklin Lekatarit në Serbi u pasua me një zhurmë të madhe në rrjet.

“Jam e sigurt në Serbi sepse s’ka shqipe”. Kjo është deklarata virale e Zhaklin Lekatarit, e cila është cilësuar si antishqiptare nga shumë persona, përfshirë edhe figura të njohura.

Së fundmi gazetarja e seksit Zhaklin Lakatari është shprehur se është ndjerë shumë keq nga komentet që ka marrë pas vizitës që ka marrë në Beograd.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se është ndjerë e përdhunuar verbalisht.

Sipas saj dhuna është e papranueshme.

“Jam ndjerë super mega e dhunuar e përdhunuar verbalisht. I kam përjetuar shumë keq. Dhuna verbale është dhunë. Dhuna është e papranueshme”- tha ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)


Shtuar 20.06.2023 10:39