E vërtetë apo mit: A e ndryshon marrëdhënia seksuale madhësinë e vaginës?
A e ndryshon seksi madhësinë e vaginës? Në mos t’ju ketë shkuar juve ndërmend kjo pyetje, me shumë mundësi, e keni gjetur veten të paktën një herë të përfshirë në një bisedë të tillë, ku flitet për seksin, numrin e partnerëve dhe si ndikon kjo gjë në organin gjenital të femrës! Mendojmë se ka ardhur koha, të mësojmë një herë e mirë se si funksionon vagina, si ndryshon kjo e fundit ndër vite dhe a ndikon seksi apo numri i partnerëve në formën e madhësinë e saj.

Duket se kjo pyetje mundon miliona njerëz në botë ndaj autori i librit Love Sex Again, Lauren Streicher, doktor e profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Shkollën Feinberg Northëestern në Universitetin e Mjekësisë është përgjigjur për revistën e specializuar Ëomen’s Health.

Ai shkruan se trupi i femrës është elastik dhe nëse koka e një foshnjeje nuk mund ta “shformojë” atë përgjithmonë një penis nuk mundet kurrësesi. Vagina është një organ i përbërë prej indeve muskulore, gjë që përkthehet në elasticitet ! Ky organ mund të ndryshojë madhësi si një sustë e më pas të rikthehet sërisht në gjendjen fillestare (pas lindjes sigurisht që e humbet elasticitetin, por me ushtrime muskujt e vaginës tonifikohen).

Vagina e një femre ndryshon fizikisht ndër dekada, dhe në rrethana kur ajo zgjerohet tej normales nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi ky organ vetëpastrues është po ashtu edhe elastik.
Shtuar më 23/10/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori