E thonë shkencëtarët, ky është sekreti i lumturisë
Njerëzit kanë tendencë që gjithmonë të përpiqen të sillen më mirë me të tjerët dhe të jenë në disponim sa më të mirë.

Por, ndonjëherë të gjithëve na ndodh që ta ndjejmë një zbrazëtirë në stomak dhe thjesht nuk ndjehemi mirë.

Disa njerëz përpiqen që ta tejkalojnë këtë moment duke ngrënë, duke pirë alkool me miqtë derisa disa të tjerë bëjnë gjërat që i duan, merren me sport ose aktivitete të tjera.

Por, megjithatë çka do që bën ndonjëherë thjesht nuk funksionon.

Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Ioëas duken se më në fund e kanë zbuluar sekretin e lumturisë.

Për ta gjetur sekretin e lumturisë, shkencëtarët nga ky universitet kanë zgjedhur tre mënyra për t’i bërë njerëzit që të ndjehen të lumtur.

Pjesëmarrësve në këtë hulumtim u është kërkuar që të ecin rreth ndërtesës për 12 minuta.

Ata thjesht duhej të shihnin njerëzit që takonin dhe të mendonjnë për ta duke i th137në vetes “Dua të jesh i/e lumtur”, “E kuptoj si ndjehesh” ose “Jam më mirë se sa ti”.

Më poshtë mund ta kuptojmë se cila nga këto metoda kishte më shumë sukses.

“Jam më mirë se sa ti”

Strategjia e parë quhet krahasim social në rënie. Pjesëmarrësve në këtë grup u është kërkuar të mendojnë se ata janë më mirë se sa të gjithë njerëzit që kanë parë.

Kjo ka rezultuar të jetë strategjia më së paku efektive. Ky grup i pjesëmarrësve ka pasë rezultatet më të këqija dhe disponimi i tyre pothuajse nuk ka ndryshuar aspak pas eksperimentit.


Besohej se krahasimi social mund të jetë një strategji konkurruese që nxit dëshirën për vetë-përmirësim. Por, studiuesit e pranojnë se mendjet konkurruese mund të shkaktojnë ankth, stres, madje edhe depresion.

“E kuptoj si ndjehesh”

Kjo strategji përqendrohet në ndërlidhjen me njerëzit e tjerë duke menduar se si jemi të lidhur me njëri-tjetrin.

Pjesëmarrësve u është sugjeruar që të mendojnë për shpresat dhe ndjenjat që mund të ndajnë.

Rezultatet treguan se ndërlidhja ishte mjaft e suksesshme, por disponimi i njerëzve të atij grupi nuk ndryshoi aq sa hulumtuesit kanë pritur.

Por, pas eksperimentit, pjesëmarrësit u ndjenë më të relaksuar dhe empatik ndaj të tjerëve.

“Dua të jesh i/e lumtur”

Strategjia e tretë që quhet “dashamirësia” ishte strategjia fituese. Pjesëmarrësve u është kërkuar të mendojnë “Unë dëshiroj që ky person të jetë i/e lumtur”.

Ata u inkurajuan që ta ndjejnë vërtetë atë që mendojnë.

“Të ecësh përreth dhe të ofrosh dashamirësi për njerëzit e tjerë në botë redukton ankthin, rrit lumturinë dhe ndjenjat e lidhjes shoqërore”, ka thënë profesori i psikologjisë Douglas Gentile.

Kjo strategji e thjeshtë ka prodhuar rezultatet më të mira. Pjesëmarrësit që kanë praktikuar të duan më të mirën për njerëzit e tjerë përreth kanë rezultuar të jenë më të lumtur, ndiheshin më empatik, të kujdesshëm, të lidhur me të tjerët dhe më pak të shqetësuar.

Studiuesit besojnë se kjo strategji mund të përfshihet lehtësisht në aktivitetet tona të përditshme dhe definitivisht nuk merr shumë kohë.

Ndoshta është koha ta testojmë vetë.

Shtuar më 23/06/2019, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori